Sessions: Nuk kam pasur takime të fshehta me rusët
Ministri amerikan për Drejtësi dëshmoi para senatorëve
Ministri amerikan i Drejtësisë ,Jeff Sessions, ka mohuar pretendimet se ka zhvilluar takime të fshehta me zyrtarët rusë, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sessions tha se ai asnjë herë nuk është takuar apo ka biseduar me zyrtarët rusë apo zyrtarë tjerë të huaj në lidhje me përzierjen e mundshme në fushatën në Amerikë, shkruan rtv21.tv
Ai me këtë rast pranoi se është takuar së paku dy herë me ambasadorin e Rusisë në Uashington, por mohoi se ka pasur një takim të tretë me të, në prill të vitit të kaluar.
Pretendimet se ai ka qenë në bashkëpunim me qeverinë ruse, me qëllim që të dëmtoi interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i mohoi dhe i cilësoi si një gënjeshtër të tmerrshme.
Gjatë dëshmisë së tij para Komitetit të Senatit për çështje të Inteligjencës, Sessions tha se ka vendosur të tërhiqet nga hetimet për lidhjet e pretenduara të fushatës së Trumpit me Rusinë, pasi që edhe vet ka qenë anëtar i fushatës./21Media