Gjilani i kthehet normalitetit

Pas reshjeve të shiut dhe të breshrit, që kanë qenë sot të një intensiteti të lartë, Komuna e Gjilanit i është kthyer normalitetit

Siç njofton Komuna e Gjilanit, ekipi i emergjencave nuk ka pranuar asnjë thirrje nga qytetarët për intervenim eventual. Po ashtu, deri tani Komuna e Gjilanit nuk ka pranuar asnjë thirrje prej bujqve dhe shpreson se nuk ka pasur dëme kulturat bujqësore.

Duhet theksuar se për herë të parë lumenjtë nuk kanë dalë nga shtrati si rezultat i pastrimit dhe rregullimit nga ana e Komunës.

Përndryshe, më njëherë pas reshjeve të mëdha, kryetari Lutfi Haziri ka aktivizuar mekanizmat emergjencave, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve, të cilat vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie.

Numrat emergjentë janë: 112, 193 dhe 044125815.

Back to top button