“S’është asgjë e re”, thotë Kusari-Lila pasi opozita tha që s’e voton buxhetin

Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari -Lila, ka thënë se edhe pa opozitën arrijnë të miratojnë ligje dhe vendime të tjera për shkak të shumicës parlamentare që posedojnë.

“Nuk është asgjë e re, në fakt nëse e shikoni paternin e partive të opozitës në asnjë nga të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë s’ka marrë pjesë. Ne po, e kemi shumicën parlamentare, siç e keni parë edhe javën e kaluar në votimet e thjeshta arrijmë të miratojmë ligje dhe vendime të tjera. Për opozitën nuk kam çka të them, kanë vendosur një rrugë tjetër, është çështje e vendimmarrjes së tyre”, tha ajo.

Këtë deklaratë Kusari-Lila e bëri pas AAK dhe LDK thanë se nuk do ta votojnë buxhetin për vitin 2025 në seancën e cila është caktuar të mbahen më 11 nëntor me fillim të orës 10:00.

Kuvendi të hënën do ta diskutojë buxhetin e vitit 2025, opozita s’do ta votojë

Back to top button