“S’është e logjikshme që një mall nga Maqedonia e Shqipëria të jetë ma i lirë se prodhimi në Kosovë”

Hamidi: Prodhuesit nuk po shfrytëzojnë mundësinë me investu në teknologji me rritë prodhim e vetë

Ambienti ekonomik ishte temë diskutimi në emisionin debatues “Click” të RTV21.

Duke folur lidhur me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, gazetari, Lavdim Hamidi ka thënë se taksa e ka pasur një përkrahje masive në vend, mirëpo ai tha se rezultatet nuk janë sa kanë qenë pritshmëritë.

“Taksa e ka pasur një përkrahje masive në vend, përveç qytetarëve edhe në media kemi përkrah maksimalisht, por nuk janë rezultatet sa kanë qenë edhe pritjet, për shkak se prodhuesit vendor nuk po e shfrytëzojnë sa duhet këtë mundësi edhe dje kryeministri në panair tha që duhet me punu prodhuesit vendor me përmirësu cilësinë se një ditë taksa do të hiqet dhe ata do të përballen me konkurrencën prapë nga Serbia”, është shprehur Hamidi.

Hamidi tha se nuk është e logjikshme që një mall që vjen nga Maqedonia ose nga Shqipëria me qenë ma i lirë se sa prodhimi në vendin tonë.

“Nuk është e logjikshme që një mall që vjen nga Maqedonia ose nga Shqipëria me qenë ma i lirë se prodhimi që prodhohet në Kosovë. Prodhuesit tonë nuk po shfrytëzojnë mundësinë tash me investu në teknologji me rritë prodhim e vetë, por si duket kanë synu ma tepër mi ritë fitimet e veta gjatë kësaj situate kur për mallrat e Serbisë ka qenë taksa 100%”, ka thënë Hamidi./21Media

Back to top button