Sevilla arrin marrëveshje, tjetër lojtar largohet nga United

Siç raportohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra spanjolle, Sevilla, ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e mbrojtësit të krahut, Alex Telles.
Marrëveshja është kompletuar mes Sevillas dhe United, ku Telles do të lë Premier Ligën dhe do t’i bashkohet La Ligas në formë huazimi deri në vitin 2023.
Thuhet se në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni për ta bërë permanent transferimin e brazilianit.
Që prej largimit nga skuadra e Portos, Alex Telles ka arritur të bëjë 50 paraqitje në të gjitha garat për Manchester United duke regjistruar një gol dhe tetë asistime mbi emrin e tij.

Back to top button