Sevilla mposht Deportivo-n

Sevilla ka shënuar sonte fitore kundër Deportivo me rezultat 4:2, në kuadër të javës 31 të kampionatit spanjoll në futboll La Liga

Vendësit erdhën në epërsi qysh në sulmin e parë. N’Zonzi në sekondën 53 asistoi Jovetiq, i cili shënoi për 1:0. Gëzimi i Sevilla nuk zgjati shumë dhe në minutën e katërt Kaktuta barazoi shifrat në 1:1, ndërsa Sarabia në minutën 9 serish solli Sevilla në epërsi.

Kakuta golin e tij të dytë e shënoi në minutën 25, për të barazuar në 2:2, ndërsa në minutën 32 epërsinë e re të Sevilla e solli Correa.

Në pjesën e dytë nuk pati lojë të shkëlqyeshme si në 45 minutat e para, ndërsa golin e vetëm për 4:2 e shënoi Ben Yedder një minutë para përfundimit të takimit./21Media

Back to top button