Sezoni 2021/22, të shtunën koncerti premierë i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës

Filharmonia e Kosovës ka informuar se sezoni 2021/22 do të vazhdojë me koncertin premierë të Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës të shtunën më 9 prill 2022.
Koncerti do të organizohet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë prej orës 20:00.
“Numri i pjesëmarrësve që mund të marrin pjesë në koncert është i kufizuar. Ju lutem rezervoni ulësen tuaj duke klikuar në këtë link https://bit.ly/3uf7VPf“, është bërë e ditur në njoftim.
Filharmonia ka bërë të ditur se në hyrje të sallës qytetarët duhet të kenë certifikatën e vaksinimit kundër COVID-19, si dhe mbajtja e maskës gjatë koncertit është e detyrueshme./21Media
 

Back to top button