SHBA trajnon ukrainasit për përdorimin e dronëve anti-tank

SHBA ka trajnuar një numër të vogël ukrainas për të përdorur dronët e avancuar antitank, tha të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
“Switchblade”, që mund të bartet lehtësisht nga një person, ka aftësinë të rri pezull mbi një objektiv milje larg operatorit, shkruan BBC.
Këto armë shpesh quhen drone “kamikaze”, për shkak të mënyrës se si godasin objektivin e tyre.
Dronët “Switchblade” janë të rinj për ushtrinë ukrainase, por Shtëpia e Bardhë njoftoi më 16 mars se do të furnizonte 100 prej tyre.
Ukrainasit që po trajnoheshin ishin tashmë në SHBA si pjesë e programeve të edukimit ushtarak profesional dhe mund të marrin më shumë trajnime për sisteme të tjera përpara se të kthehen në Ukrainë në të ardhmen e afërt, tha zyrtari./21Media

Back to top button