Sfida e katërt në basketboll zhvillohet në Mitrovicë

Nesër nga ora 20:30 në Mitrovicë do të zhvillohet finalja e katërt e “Play-off”-it ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Skuadra nga Theranda po udhëheq në serinë finale 2-1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të fitojë titullin e kampionit.
Në dy takimet e para fitoi Ylli, me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë, kurse ndeshjen e fundit në Therandë, e fituan ‘Xehetarët’ me rezultat 55:58./21Media

Back to top button