Sfida të vështira sot për Arsenalin e Cityn

Në Premier Ligë, lufta për titullin e kampionit vazhdon të jetë shumë e nxehtë dhe e pa qartë derisa kampionati po i ofrohet fundit.

Manchester City dhe Arsenali janë në garë të ngushtë dhe të dy pretendentët për titull do të kenë sot sfida të vështira në këtë rrugë.

City që është lider i tabelës me 82 pikë, do të luajë në udhëtim te Evertoni, skuadër e cila edhe më tutje po lufton për mbijetesë.

Nga ana tjetër, Arsenali i Mikel Artetës, mban pozitën e dytë me 81 pikë, vetëm një më pak se City dhe do të luajë sot në shtëpi kundër skuadrës në formë të mirë, Brightonit.

Evertoni dhe City ndeshjen nga ora 15:00, kurse Arsenali-Brighton nga ora 17:30.

Back to top button