Vasfije Krasniqi-Goodman bëhet gjyshe

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, është bërë gjyshe.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo në llogarinë e saj në “Facebook”.

“Një engjëll i ri erdhi nga qielli për të shtuar dashurinë dhe lumturinë tonë. Sot, unë ndjehem më e lumtur se kurrë, vajza ime Alisa është bërë nënë. Augustini nga sot do të jetë pjesë e kujtimeve dhe gëzimeve tona të bukura. Augustin i dashur, ardhja jote në këtë botë është më shumë se gëzim. Për ne emocionet janë të papërshkrueshme, uroj që me ty do të lumturohemi pafund”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Kujtojmë se Vasfije Krasniqi-Goodman ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo për shkaqe personale, ajo ka vendosur që ta dorëzojë mandatin./21Media

Back to top button