Sfidat e fëmijëve në Kosovë para krerëve të shtetit 

 

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) sot zhvilloi dy takime me krerët e shtetit. Pas takimit me presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti, drejtoresha ekzekutive e KOMF, Donjeta Kelmendi tregoi për Kosovapress se dy krerëve të shtetit u ngriti çështjet e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Kosovë.

Varfëria e fëmijëve, dhuna në mjediset familjare, dhuna psikologjike, si dhe vështirësitë që fëmijët me aftësi të kufizuara hasin në Kosovë, janë disa prej problemeve që Kelmendi u përmendi Presidentes dhe Kryeministrit, ndërsa kërkoi krijimin e grandit specifik për shërbime sociale.

“Si koalicion kemi ngrit disa çështje sa i përket gjendjes së fëmijëve në Kosovë, siç e dimë e kemi një shkallë të lartë të varfërisë së fëmijëve në Kosovë, rreth 22.8% e fëmijëve në Kosovë jetojnë në varfëri kur derisa 7 prej tyre jetojnë në varfëri ekstreme. Ne kemi një shkallë të lartë të përdorimit të dhunës në mjediset familjare, dhuna vazhdon të përdoret si metodë disiplinimi”, tha ajo

Nga raporti i ASK dhe UNICEF i publikuar në 2020, 72% e fëmijëve deklarojnë që kanë qenë viktima të dhunës fizike, dhe psikologjike në Kosovë, si dhe 5% e fëmijëve në Kosovë punojnë.

“Në bazë të raportit të publikuar në 2020 nga ASK dhe UNICEF raportit mix del që rreth 72% e fëmijëve në Kosovë deklarojnë që kanë qenë viktima të dhunës qoftë fizike apo edhe dhunës psikologjike kjo është një shkallë goxha e lartë e përdorimit të dhunës në mjedise familjare ne kemi të përfshirë fëmijë në punë të rënda sipas këtij raporti 5% të fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë”, tha ajo

Vështirësi në Kosovë po hasin edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, atyre u mungojnë shërbimet cilësore shëndetësore, sociale si dhe shumë prej tyre nuk janë pjesë e procesit arsimor.

“Ne kemi një gjendje të rëndë ekonomike edhe të fëmijëve me aftësi të kufizuar 8% e fëmijëve në Kosovë deklarohet që kanë vështirësi funksionale në një fushë të caktuar, fëmijët më aftësi të kufizuara nuk kanë shërbime cilësore qoftë shëndetësore dhe sociale dhe një pjesë e madhe e tyre nuk janë pjesë e procesit arsimor”, tha ajo

Kërkesa kryesore e KOMF drejtuar institucioneve të shtetit në ditën e fëmijëve është krijimi i grandit specifik për shërbime sociale.

“Investimet janë shumë të vogla në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve…1.56 vetëm 1% e buxhetit nga niveli qendror gjatë vitit 2020 është ndarë për shërbime sociale…2:15 Kërkesa jonë kryesore në këtë 1 qershor ka qenë krijimi i grandit specifik për shërbime sociale në kuadër të ligjit për financa e pushtetit lokal”, tha ajo.

Back to top button