Shabani vazhdon të ardhmen te Llapi

Kampioni i Kupës së Kosovës, KF Llapi përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur që mesfushori, Kushtrim Shabani, ka rinovuar kontratën e tij me klubin.
Mesfushori defanziv, Shabani, vazhdon të ardhmen me skuadrën e Tahir Batatinës, ku zgjatë qëndrimin e tij në “Zahir Pajaziti” edhe për dy vite të tjera.
Shabani, tash e dy edicione radhazi është pjesë e klubit, si dhe pjesë e klubit edhe nga viti 2014-2019, ka qenë lider i pa diskutueshëm i Llapit duke dhënë kontribut të çmueshëm në arritjen e sukseseve, si në triumfin në dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë në Superkupë.

Back to top button