A është i gatshëm Depp të falë borxhin e Amber Heard? Kështu përgjigjet avokati i tij

Benjamin Chew, avokati i Johnny Depp, bëri të ditur se aktori interesohet për paratë, pasi fitoi gjyqin kundër Amber Heard.
Gjykata arriti në përfundimin se Depp duhet të marrë dëmshpërblim. Megjithatë, disa ditë pasi mori vesh lajmin, avokatja e Heard, Elaine Bredehoft, tha se do të apelonin vendimin, pasi aktorja nuk do të kishte para të mjaftueshme për të paguar detyrimin.
Në atë skenar, kthimi në gjyq nuk do të ishte i nevojshëm nëse Depp vendos të mos i kërkojë ish-gruas së tij shumën. Dhe duket se ata nuk do të takohen në gjykatë, pasi Benjamin Chew tha në mes të një interviste se Depp nuk ishte i interesuar për paratë, por për të pastruar emrin e tij./21Media

Back to top button