Shakira sulmohet nga derrat

Këngëtarja kolumbiane, Shakira bëri të ditur se është bërë viktimë e një sulmi nga dy derra të egër në një park në Barcelonë, gjersa po kalonte kohë me të voglin e saj, djalin e saj tetë vjeçar, Milan.
Ajo tregoi ngjarjen e tmerrshme në Instagram përmes disa storjeve gjatë së mërkures.
“Shikoni çfarë i bën çantës sime dy derra të egër kur më sulmuan në park. Ata po e çonin çantën time në pyll me telefonin tim. Kanë shkatërruar gjithçka”, tha Shakira.
Shakira është vetëm njëra nga viktimat e një sulmi si ky nga derrat e egër, të tilla raste janë lajmëruar disa herë në vitet e fundit.
Në vitin 2016, policia spanjolle mori 1,187 telefonata në lidhje me derrat e egër që sulmonin qentë, plaçkitnin macet, pengonin trafikun dhe përplaseshin me makina në qytet.
Në vitin 2013, një oficer policor tentoi ta qëllojë një derr të egër, por nuk ia doli dhe qëlloi kolegun e tij gabimisht.
Numri i këtyre kafshëve të egra ka pësuar rritje në Evropë, me mbi dhjetë milionë në gjithë kontinentin./21Media

Back to top button