Çifti që e bëri dasmën në kufi

Kufizimet e Covid-19 e u bënë problem për një nuse kanadeze që të kishte familjen pranë në dasmën e saj në SHBA. Megjithatë, ajo veproi ndryshe, e realizoi dasmën në kufi.
Karen Mahoney dhe burri i saj, Brian Ray, i thanë CNN-it se ata u takuan 35 vjet më parë dhe u fejuan në mars të vitit 2021. Por Mahoney tha se kishte vetëm një gjë që kishte rëndësi për të, që prindërit dhe gjyshja 96-vjeçare të ishin të pranishëm në dasmë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kufizuar udhëtimet jo të domosdoshme në kalimet tokësore me Kanada që nga fillimi i pandemisë dhe u zgjeruan ato kufizime në baza mujore. Udhëtimi ajror midis vendeve është i mundur, por ndjeu se i vinte në rrezik, veçanërisht duke pasur parasysh moshën e gjyshes së saj, transmeton rtv21.tv.
Prindërit e Mahoney qëndronin në anën e tyre kanadeze, ndërsa çifti dhe zyrtari i tyre qëndronin në anën tjetër.
Ray dhe Mahoney thanë se përvoja ishte emocionuese.
Çifti u takua në vitin 1985 kur Ray mësoi Mahoney të skijonte. Ata mbetën miq gjatë viteve edhe pasi të dy u martuan me njerëz të tjerë dhe secili kishte dy fëmijë. Rreth 10 vjet më parë./21Media

Back to top button