Shala akuzon qeverinë për punësime partiake

Duke përmendur punësimet e fundit në KEK, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për punësime partiake.
“Sot ju po mburreni duke punësuar militantë partiakë në sektorin energjetik. Kohëve të fundit po mburreni edhe me projekte të qeverive të kaluara që ju nuk keni asnjë meritë, shembull tipik në Shalë të Bajgores duke inauguruar këtë projekt dhe sinqerisht ne si opozitë kemi merita qendrore. Ndërsa ju e keni sharë edhe atë projekt dhe nuk keni dhënë asgjë”, tha ai në foltoren e Kuvendit.
Ai shtoi se prej fillimit të krizës energjetike ka pasur shumë parregullsi dhe për një gjë të tillë duhet të themelohet komisioni hetimor parlamentar./21Media

Back to top button