Ditë zie për vëllezërit Xhaka, humbin personin e dashur të familjes
Futbollistët e njohur, Taulant e Granit Xhaka kanë humbur një person të dashur të familjes.
Vëllezërve Xhaka i ka vdekur gjyshja.
Të dy ndanë fotografi në llogaritë e tyre në Instagram për ta kujtuar gjyshen e tyre.
“Pusho e qetë gjyshe, do të më mungosh”, ka shkruar Granit Xhaka në InstaStory.
“Pusho e qetë gjyshe, do jesh për gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Taulanti në InstaStory, krahas fotografisë me gjyshen./21Media