Shala: Kosova nuk e ka luksin të ndërmarrë ndonjë veprim

Lajmi i përditësuar

Shala: Kosova nuk e ka luksin të ndërmarrë ndonjë veprim

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala thotë se Kosova nuk e ka luksin të ndërmarrë ndonjë veprim, pavarësisht se është legjitim.
“KFOR-i ka marrë masa të saja adekuate sa i përket gjithë kësaj situate, ku tanimë jemi në 72 orëshin vendimtar, por le të shpresojmë që nga takimi që do të ketë edhe më Këshillin Kombëtar z.Kurti dhe presidentja znj.Osmani, që të binden nga strukturat e sigurisë të vendit të Kosovës se çfarëdo veprime që do të ndërmerren në këtë fazë apo situatë, mund të shpien deri te tensionimi i situatës. Në këtë aspekt, Kosova nuk e ka luksin të ndërmarrë ndonjë veprim, pavarësisht se është legjitim, pavarësisht se është i drejtë dhe legal. Pra në këtë fazë duhet t’i bindemi politikës së jashtme, e cila është në harmonizim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”< tha Shala.
Shala: Besoj që Kurti është bindur të shtyjë afatin për targat
Njohësi i Sigurisë, Drizan Shala ka thënë se “beson që kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është bindur ta shtyjë afatin për targat”.
Ai në 21Drejtpërdrejt të RTV21 tha se kryeministri Kurti duhet të jetë në harmonizim të plotë me SHBA-të.
“Unë mendoj që kryeministri Kurti duhet të jetë në harmonizim të plotë me SHBA-të. Pra, duhet të marrë për bazë kërkesën eksplicite nga Antony Blinken. Pra, unë mendoj nga takimi me ambasadorët e QUINT-it, besoj e shpresoj që Kurti është bindur që duhet të shtyhet afati për targat, pra të kërkohet një afat shtesë”, tha Shala./21Media 

Back to top button