Shala: Kryeministri Rama ka informacione nga NATO se Serbia po përgatit luftë të gjërë
(Lajm i përditësuar)
Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala tha në emisionin “Click” në RTV21 se kryeminisri i Shqipërisë , Edi Rama ka informacione nga strukturat e NATO-s dhe intelegjencës, Shërbimi i Brendshëm i Shqipërisë së Serbia është duke e përgatitur një plan në kontekstin e një lufte të gjërë me elemente hibride.
“E cila do të shpërfaqet në territoret e Ballkanit Perëndimor, respektivisht në Bosnjë, Malin e Zi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe si rezultat i saj në rast se do të kemi forca ushtarake serbe në territorin e Kosovës, siç është e paraparë nga një plan të cilin e ka të hartuar planin e Serbisë dhe që i ka ra në dorë strukturave intelegjente ndërkombëtare , atëherë Shqipëria do të ndërhyjë me forcat e armatosura të saj për ta mbrojtur integritetin territorial të Kosovës “, tha Shala
Shala: Plani B i Serbisë, tenton të nxisë konflikt të armatosur në Kosovën Lindore
Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala tha në emisionin “Click” në RTV21 se Serbia ka dy plane për ta destabilizuar situatën dhe për të shkaktuar konflikt të armatosur.
“Plani A është konfrontimi brenda komunitetit serb me strukturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo vetëm në pjesën veriore , por edhe në pjesën e gjashtë komunave tjera, pra për ta paraqitur situatën si një veprim të gjithë komunitetit serb ndaj represionit që është duke bërë Qeveria e Kosovës sepse kjo narrativë është kriju nga diplomacia serbe”, tha Shala.
Sipas tij, nëse ky plan nuk do të ecë atëherë, Serbia si plan B do të jetë ajo që ka potencuar ministri i Mbrotjes Ejup Maqedonci.
“Në pjesën e Kosovës Lindore , dislokimi i tri brigadave nga katër brigade që ka ushtria serbe dhe fortifikimi dhe forcimi me struktura të tjera dhe me pjesë të caktuara ushtarake, është një argument që Serbia do të tentojë që në Kosovën Lindore ta nxisë një konflikt të armatosur duke bërë presione në forma të ndryshme për të nxitur reagimin e komunitetit shqiptar të cilët kryesisht janë nga Kamencia, Gjilani , ku komunitetit i Kosovës Lindore shqiptare që janë dislokuar dhe janë duke jetuar në pjesën e Kamenicës Gjilanit , Fushë Kosovës dhe do të reagojnë për të mbështetur familjarët në Serbi, dhe atëherë Serbia me ndjekjen e terroristëve … ajo do ta argumentojë ndërhyrjen në Republikën e Kosovës.”, tha Shala.
Shala: Dinari do të prodhojë një konfrontim më përmasa më të mëdha se ai i 24 shtatorit
Eksperti i fushës së sigurisë, Drizan Shala vlerësoi në emsionin “Click” në RTV21 se çështja e dinarit ashtu si çështja e targave do të prodhojë tensione.
“Dinari do të prodhojë një siuatë interesante që ndoshta nuk do të kemi zgjedhje të parapara në bazë të sistemin administrativ të nisur nga ana e Qeverisë, si rezultat kryetarët e komunave do të duhet të lirojnë objektet e tyre pavarësisht peticionit që është duke u zhvilluar edhe është përmbyllur në kontekstin administrativ, pra dinari do te pengojë shkuarjen në zgjedhjet e parakohshme në katër komunat në veri dhe kjo do të reflektojë në kontesktin e asaj se do të kemi përmasa me të mëdha se sa siç ka qenë me 24 shtator të 2023 , një konfrontim në kontestin më të gjerë ku do të ketë involvim të faktorit të brendshëm të komunitetit serb të cilët janë duke u përgatitur në mënyrë të heshtur.”, tha Shala.
Sipas tij, Kosova është duke u përgatitur me një konfrontim të ri pas marrjes së vendimit për dianrin.
“Radoiçiqi dhe grupi i tij nuk kanë çfarë të humbin dhe do të jenë në një pozicion merre ose lëre, ose do të veprojnë në kontekstin e veprimit ,.. ose do të ikin. Pra Kurti e din që do të ballafaqohet me strukturat e Radiciqit.”, tha Shala .
Sipas tij në Serbi ka edhe përfaqësuesit rus që prodhojnë nacionalizëm të shfrenuar serb.
“Kemi një situatë të pa lakmueshme, e cila defacto do të përshkruhet me një konflikt të armatosur mes grupeve paramilitare dhe strukturave të sigurisë në Kosovë”, deklaroi Shala /21Media