Shala: Mbështesim fort Osmanin, na ka çuditur Gërvalla

Shaqir Shala, ish-anëtar i Partisë Guxo, në emisionin “Click” në RTV21 tha se kanë vendosur të qëndrojnë në përkrahje dhe mbështesin fort kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.
“Kemi disa arsye, për shkak të legjitimitetit demokratik, të kapitalit elektoral, si dhe kredibilitetit ndërkombëtar, na bën të qëndrojmë pas zonjës Osmani.
Neve na ka çuditur deklarata e Gërvalles, e cila para disa javësh në superlativ ka folur për suksesin e Kryetares Vjosa Osmani, kurse pas dy-tre javësh vjen një kundërshtim”, u shpreh ai.