Në këtë konferencë do të diskutohet për problemet e menaxhimit të ujërave dhe çështjet e mjedisit

Në këtë konferencë do të diskutohet për problemet e menaxhimit të ujërave dhe çështjet e mjedisit

Ministri në largim në Ministrinë e Mjedisit Ferat Shala sot ka udhëtuar për vizitë zyrtarë dy ditore ne Itali. Shala, do të jetë pjesëmarrës në konferencën “Watec Italy”, në të cilën do të diskutohet për problemet e menaxhimit të ujërave dhe çështjet e mjedisit.

Gjatë kësaj vizite, do të paraqiten sfidat dhe të arriturat e Kosovës në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, si dhe mundësitë e investimeve në sektorë të ndryshëm të mjedisit në Kosovë me theks të veçantë në sektorin e ujit.