Shala: Vdekja e tragjike e Arian Dacit ka tronditur të gjithë qytetarët

Shala ka ngushëlluar familjen Daci

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala ka reaguar pas rënies së ortekut të borës sot në Brezovicë, ku ka vdekur zëvendësministri i diasporës, Arian Daci.

Shala përmes një postimi në facebook është shprehur se vdekja tragjike e Arian Dacit ka tronditur jo vetëm familjen, por të gjithë qytetarët.

“Me dhimbje shumë të thellë mora lajmin për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, mikut tim Arian Daci.  Kjo vdekje tragjike e Arianit ka tronditur jo vetëm familjen e tij, jo vetëm ne miqtë e tij, por të gjithë qytetarët e vendit.  I shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta për këtë humbje të madhe, akademik Nexhat Dacit, familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Shala në facebook.

Nënkoloneli Basri Shabani nga policia e rajonit të Ferizajt për rtv21.tv ka konfirmuar se viktima nga rënia e ortekut të borës në Brezovicë është me inicialet A.D.

Për vdekjen e Arian Dacit ka reaguar edhe kryeministri Haradinaj, ministri Valdrin Lluka, duke i shprehur ngushëllime familjes Daci.

Arian Daci ishte zëvëndës-ministër i Diasporës, në të cilën ishte emëruar në nëntor të vitit 2017./21Media

Back to top button