Thaçi : I pikëlluar për vdekjen e Arian Dacit

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për vdekjen e Arian Dacit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci. Thaçi është shprehur i pikëlluar dhe i ka shprehur ngushëllime familjes Daci.

“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij.”, ka shkruar thaçi në Facebook.

Arian Daci vdiq sot si pasojë e një orteku i cili ka rënë në Brezovicë. Ai në nëntor të vitit 2017 është emëruar zëvvendësministër i Diasporës./21Media

Back to top button