Shampo me kafe për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm

 
Kafeja përmban veti që e bëjnë atë të shkëlqyer për kujdesin e flokëve dhe lëkurën e kokës. Stimulon qarkullimin e gjakut dhe largon qelizat e vdekura të lëkurës, duke parandaluar rënien e flokëve. Gjithashtu forcon flokët, errëson pak ngjyrën natyrale dhe jep një aromë të këndshme. Nëse ëndërroni për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, kjo shampo e bërë në shtëpi është pikërisht ajo që ju nevojitet.
Do t’ju duhet:
Shampo neutrale
5 lugë kafe të bluar
1 gotë ujë
Përgatitja:
Përdorni një shampo që nuk përmban shumë përbërës, më neutralin që keni në banjë. Ngroheni pak ujin, pa e zier. E lemë të ftohet pak dhe në të njëjtën filxhan përziejmë ujin me kafenë. Me ndihmën e një hinke masën e derdhni në shishen e shamponit. Mbylleni dhe tundeni mirë. Lëreni shampon të qëndrojë për 2 orë përpara se ta përdorni.
Si të përdorni:
Aplikoni shampon si zakonisht, duke masazhuar skalpin e kokës me lëvizje rrethore. Lëreni produktin për 5 minuta dhe shpëlajeni mirë. Mund ta përdorni 2 ose 3 herë në javë./21Media

Back to top button