Banorë e Shangait i friksohen një izolimi i ri!

Miliona banorë të Shangait u përballën me nxehtësinë e madhe të martën për të pritur në radhë për testet e detyrueshme Covid, pasi numri në rritje i rasteve dhe shfaqja e një nënvarianti të Omicronit nxiti frikë për rikthim të bllokimit.
Autoritetet e Shangait urdhëruan që shumica e 16 rretheve të qytetit t’i nënshtrohen dy raundeve të testimit nga e marta deri të enjten, pasi një rast i nënvariantit të ri BA.5.2.1 u zbulua më 8 korrik.
Varianti shumë i transmetueshëm BA.5 po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe shihet si një kërcënim i madh nga autoritetet në Kinë.
Nënvariante të reja të Omicronit u raportuan në disa qytete kineze, duke përfshirë kryeqytetin Pekin, qytetin port verilindor të Dalian dhe qytetin qendror të Xi’an, i cili u mbyll për shtatë ditë për shkak të shpërthimit.
Rritja e raste dhe kufizimet ndodhën derisa një valë e nxeht përfshiu vendin. Në Shangai, autoritetet ngritën alarmin pasi të dielën temperaturat arritën 40 gradë Celsius (104 Fahrenheit).
Nxehtësia e bëri testimin masiv edhe më torturues për banorët — disa prej të cilëve duhet të qëndrojnë në radhë për orë të tëra — dhe për punonjësit e Covid, të cilët janë të mbuluar kokë e këmbë me pajisje PPE hermetike.
Shanghai pati një rritje të infeksioneve në fillim të këtij muaji, për shkak të një shpërthimi në një bar karaoke. Gjatë 10 ditëve të fundit, ajo ka raportuar më shumë se 400 raste.
Përhapja në rritje ka nxitur frikën se qendra tregtare po kthehet në një bllokim masiv, vetëm disa javë pasi banorët e saj dolën nga dy muaj izolim rraskapitës në shtëpi, shkruan CNN
Qyteti prej 25 milionë banorësh i ka dhënë fund bllokimit të tij në mbarë qytetin në fillim të qershorit, por ka vazhduar të vendosë kufizime të ashpra, duke përfshirë testime dhe bllokime.
Që nga e marta, 240 lagje në të gjithë Shangain janë shënuar si zona me rrezik të mesëm ose të lartë dhe janë vendosur nën izolim./21Media

Back to top button