Shantazhoi një grua me publikimin e fotove në rrjete sociale, arrestohet 22-vjeçari

Është arrestuar sot një 22-vjeçar në Rahovec, i cili dyshohet se ka shantazhuar një grua me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale.
“Sot rreth orës 08:30, në stacionin policor të Podujevës, është raportuar një rast shantazh, ku dyshohet se një person, ka shantazhuar viktimën (femër), me publikimin e disa fotografive në rrjete sociale. Pas zhvillimit të hetimeve dhe marrjes së disa veprimeve hetimore, sot njësitet policore të Podujevës kanë identifikuar vendodhjen e personit të dyshuar”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Mbështetur nga njësite policore të Rahovecit, në koordinim me prokurorin, është ndërmarrë një operacion në një fshat të Rahovecit, ku është arrestuar person i dyshuar: V. K, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.
Personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./21Media

Back to top button