Shaqir Totaj emëron drejtorët e drejtorive komunale

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj sot ka emëruar drejtorët e drejtorive, të cilët do të përbëjnë ekzekutivin komunal.
Nga gjithsej 13 drejtori, Totaj sot gjatë ditës ka emëruar 11, dy drejtoritë e tjera do të emërohen në ditët në vazhdim.
Drejtorët e emëruar janë:
Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës – Luljeta Veselaj Gutaj
Drejtoria e Shërbimeve Publike – Çelë Lamaj
Drejtoria e Administratës – Edin Shehu
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Pranverim Berisha
Drejtoria e Kadastrës dhe Gjeodezisë – Senxhar Karamuço
Drejtoria e Shëndetësisë – Burbuqe Berisha
Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Bexhat Bytyqi
Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik – Lirija Bytyqi
Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – Adem Morina,
Drejtora e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Vjollca Kabashi
Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë – Ramize Shala.

Back to top button