Shaqiri ‘bllokohet’ në Chicago, aeroplani me të cilin po udhëtonte pësoi defekt
Kombëtarja e Zvicrës do të duhet të presë një nga yjet e saj për stërvitje. Bëhet fjalë për futbollistin nga Kosova, Xherdan Shaqiri që ka mbetur i bllokuar në Chicago për shkak të një avari të avionit.
Mediumi zviceran 20min.ch shkruan se aeroplani mesa duket ka pasur një problem teknik..
Sipas regjistrimit të “Flightradar”, aeroplani u ul përsëri në Chicago rreth 40 minuta pas ngritjes.
Këtë e kanë konfirmuar edhe Fedarata e Futbolli e Zvicrës./21Media
Sipas regjistrimit të “Flightradar”, aeroplani u ul përsëri në Chicago rreth 40 minuta pas ngritjes.
Këtë e kanë konfirmuar edhe Fedarata e Futbolli e Zvicrës./21Media