“After Party” vazhdon të jetë e hapur në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Më 27 janar u hap ekspozita “After Party” e artistëve Enkelejd Zonja dhe Vigan Nimani, e kuruar nga Zef Paci, në Galerinë e ministrisë së kulturës.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 27 prill të vitit 2022.

“Në këtë ekspozitë, që është përzgjedhë të shpaloset interesi në marrëdhënie me momentin historik të së kaluarës, dy artistët sjellin temat e kohës, kujtesës e perceptimit. Kjo vënie bashkë e aspekteve dhe qëndrimeve të dy artistëve shqiptarë të rritur ndërmjet dy kulturash të Ballkanit kundrejt realiteteve social-historike të së kaluarës bëhet jo vetëm për të thënë in medio stat virtus”, përshkruhet ekspozita.
Në hapje të ekspozitës mori pjesë edhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit(MKRS), Hajrulla Çeku, zëvendësministri Sejnur Veshall dhe këshilltari i ministrit, Onur Canhasi.
“Ministria e Kulturës është e përkushtuar dhe e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, gjithashtu në zbatimin e plotë të marrëveshjeve dhe kalendarit që janë nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan”, thuhet në njoftimin e MKRS./21Media

Back to top button