Shaqiri: Kur jam në Kosovë, zilja e derës bie çdo dhjetë minuta

Në moshën 30 vjeçare, Xherdan Shaqiri ishte lojtari më i ri i kombëtares që shënoi histori me 100 ndeshje ndërkombëtare për Zvicrën raporton 20minuten.ch.
Shaqiri, i lindur në Gjilan – sot një nga qytetet më të mëdha në Kosovë, edhe pse nuk jeton aty ka lidhje të forta me vendin, njësoj siç kanë edhe Granit Xhaka e Andi Zeqiri.
Ndeshja e së martës(sot – 29 mars) kundër Kosovës do të jetë një lojë e veçantë, sidomos për ta.
Xhaka do të thyejë rekordin e Shaqirit si lojtari më i ri që bëri 100 paraqitje për Zvicrën.
“Një pjesë e madhe e familjes time jeton atje. Nuk i ftova të gjithë, përndryshe do të më duhej të merrja me qira stadiumin. Do të jetë një lojë miqësore në kuptimin e vërtetë të fjalës”, ka thënë Shaqiri.
Ashtu si Xhaka, Shaqiri vizitoi Kosovën dy vjet më parë për herë të fundit, për shkak të pandemisë.
“Ka ndodhur që zilja e derës të bjerë çdo dhjetë minuta kur njerëzit e dinë që jam aty. Unë shkoj atje kryesisht sepse dua ta vizitoj familjen time”, ka thënë më tej Shaqiri./21Media

Back to top button