Shaquille O’Neal flet për humbjen në peshë: Do t’i ndryshojë disa gjëra

Shaquille O’Neal ka njoftuar se ka humbur mbi 18 kilogramë.
Ai ka thënë se synimi i tij është t’i humb edhe nëntë të tjera.
Ish-lojtari i NBA foli për Entertainment Tonight, duke thënë se ai vendosi ta ndryshojë stilin e jetës.
“Sapo fillova t’i ndryshoja disa gjëra të caktuara. Ka të bëjë me të ngrënit siç duhet”, tha ai.
Ai foli pak edhe për planin ushqimor. Tha se s’ka qenë sallatëngrënës, por tani ka kujdes së çfarë ha e pi.
Gjithashtu, foli për planet e tij për të eliminuar bukën nga rutina e tij.
O’Neal mahniti me pamjen.
Kujtojmë që, ai ka luajtur për skuadrat Orlando Magic, Los Angeles Lakers, Miami Heat, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers e Boston Celtics./21Media

Back to top button