Shau në Kuvend, Konjufca i shqipton vërejtje Shalës, ky i fundit thotë të ia dërgojnë me postë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në bazë të rregullores së Kuvendit, i ka shqiptuar vërejtje për gjuhë jo parlamentare, deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, i cili e ofendoi rëndë kryeministrin Albin Kurti.

“Zotëri Shala, të gjitha faktet tregojnë se keni përdorur një gjuhë joparlamentare, por pa mikrofon. Mirëpo për këtë rregullorja më obligon se sipas nenit 65, pika 3 t’iu japim një vërejtje për këtë shkelje”, tha ai.

Fjalën e mori edhe deputeti Shala, i cili nuk kërkoi falje për ofendimin ndaj Kurtit, por duke ironizuar, kërkoi që vërejtjen t’ia dërgojnë me postë.

“Faleminderit. Më dërgoni vërejtjen me postë”, tha ai.

Gjatë seancës së sotme, ku po diskutohet për marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë, në replika e sipër, u dëgjua zëri i deputeti Shala duke ofenduar kryeministrin Kurti dhe quajtur tradhtar.

Back to top button