Shawn dhe Camila konfirmojnë ndarjen

Tashmë ish-çifti, Shawn Mendes dhe Camila Cabello ditën e sotme, kanë konfirmuar lajmin se kanë ndarë rrugët, por do të vazhdojnë të mbesin shokë të mirë.
Ende nuk dihet se çfarë e çoi dyshen në marrjen e këtij vendimi.
Përmes një postimi në Instagram, ata treguan se po ndajnë rrugët.
“Vendosëm ta përfundojmë lidhjen tonë romantike, por dashuria për njëri tjetrin si njerëz do të mbetët më e fortë se asnjëherë më parë. E nisëm si shokë dhe do ta vazhdojmë si shokë shumë të mirë. E vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi”, thuhet në InstaStory të të dyve.

Kështu, të dy filluan lidhjen e tyre afro dy vjet më parë, e deri më tani ishin bërë çifti më i dashur për publikun.
Që nga koha kur ata zyrtarizuan marrëdhënien e tyre, kanë bërë paraqitje publike vazhdimisht.
Kështu, në korrik Shawn i uroi artistes dy vjetorin e lidhjes së tyre, “Gëzuar 2 vjetorin zemra ime”, kishte shkruar ai./21Media

Back to top button