SHBA armatos kurdët

SHBA ka furnizuar më parë me armë të lehta dhe automjete të blinduara elementin arab të SDF

Presidenti amerikan, Donald Trump ka miratuar furnizimin me armë të forcave kurdë, të cilat po luftojnë kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) në Siri, thotë Pentagoni.

Elementet kurde të Forcave Demokratike Siriane (SDF) do të pajisen për t’i ndihmuar ata për ta përzënë ISIS-in nga bastioni i vet, Raqqa, tha një zëdhënëse. Ajo ka shtuar se SHBA është “shumë e vetëdijshme” për shqetësimet e Turqisë në lidhje me këtë veprim.

Turqia i sheh kryengritësit kurd si terrorist dhe dëshiron t’i ndalojë ata në marrjen e territoreve në Siri.

Pentagoni ka thënë më vonë se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA –së Jim Mattis ka folur me telefon me homologun e tij turk Fikri Isik, mirëpo nuk janë dhënë detaje të bisedës, raporton BBC.

Forcat SDF, të cilat përbëjnë milicinë kurde dhe arabe, tashmë janë duke u mbështetur nga forcat elitare amerikane dhe nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA.

SHBA ka furnizuar më parë me armë të lehta dhe automjete të blinduara elementin arab të SDF, i njohur si Koalicioni Siriano Arab.

SDF aktualisht është në betejë për ta marrë kontrollin mbi qytetin Tabqa, një qendër e komandës së ISIS-it vetëm 50 kilometra (30 milje) nga Raqqa.

Luftëtarët kurdë janë nga Njësitë për Mbrojtjen Popullore të Kurdistanit (YPG). Turqia i sheh ata si linjë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që ka luftuar për dekada të tëra.

Muajin e kaluar, Turqia ndërmori sulme ajrore mbi pozicionet YPG në Siri të cilat i përshkroi si “strehë terroriste”.

SHBA beson se luftëtarët kurdë do të jenë kyç në rënien e Raqqa-së. Pentagoni i sheh ata si kundërshtarët më të disiplinuar dhe më të organizuar nga grupet anti-ISIS.

Kërcënimi i luftës për qytetin nënkupton se vonesa nuk është më opsion dhe kurdët do të marrin një sërë pajisjesh luftarake.

Burime nga SHBA thonë se ata kanë marrë garanci nga kurdët se pas betejës ata do ta lënë qytetin e Raqa-s të qeveriset nga arabët sirian.

Një burim i Pentagonit i tha BBC se pajisjet do të përfshijë municion, armë të vogla, mitralozë, mitralozë të rëndë, pajisje të ndërtimit të tilla si buldozerë dhe automjete të blinduara.

“Ne duam të sigurojmë popullin dhe Qeverinë e Turqisë se SHBA është e angazhuar të parandalojë rreziqet shtesë të sigurisë dhe të mbrojë aleatin e vet në NATO.”, citohet të ketë thënë ky burim

Back to top button