SHBA dërgon përforcime në Siri pas përplasjeve me forcat ruse

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shtuar praninë ushtarake në pjesën verilindore të Sirisë pas një numër përleshjesh me forcat ruse që intensifikuan tensionet në rajon.

Zyrtarët amerikanë thanë se gjashtë automjete të tipit Bradley dhe rreth 100 trupa janë pjesë e përforcimeve që do të dërgohen në pjesën verilindore të Sirisë.

Incidentet midis forcave amerikane dhe ruse që patrullojnë atë pjesë të vendit janë përshkallëzuar këtë vit, transmeton rtv21.tv.

Kapiteni i Marinës amerikane, Bill Urban tha se masa do të “garantojë sigurinë e forcave të Koalicionit”.

Ai shtoi se, krahas automjeteve luftarake, të cilat ishin bazuar në Kuvajt, SHBA. do të vendoste gjithashtu një “radar Sentinel” dhe do të rrisë “frekuencën e patrullave të luftëtarëve amerikanë mbi forcat amerikane”.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me ndonjë komb tjetër në Siri, por do të mbrojnë forcat e Koalicionit nëse është e nevojshme,” tha Urban, një zëdhënës i Komandës Qendrore të SHBA-së në një deklaratë të premten./21Media

Back to top button