SHBA dhe vendet e tjera po diskutojnë për t’i siguruar Ukrainës “mbrojtje ajrore me rreze të gjatë”

SHBA është në “diskutime të vazhdueshme” me kombet e tjera për t’i ofruar Ukrainës “llojet e armëve mbrojtëse për të përfshirë mbrojtje ajrore me rreze të gjatë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby gjatë një konferencë të hënën.
Këto janë “konsultime aktive”, tha Kirby, transmeton rtv21.tv.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin vizitoi Sllovakinë dhe Bullgarinë javën e kaluar pasi vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.
Më parë u raportua se SHBA ishte në diskutime me Sllovakinë që kjo e fundit t’i sigurojë Ukrainës armë të mbrojtjes ajrore S-300 në këmbim të diçkaje për të mbushur furnizimin e tyre. Nuk është raportuar për asnjë marrëveshje mes Sllovakisë dhe SHBA-së./21Media

Back to top button