A i pranoi Rusia 10,000 vdekje?

Më herët u raportua se Rusia kishte përpiluar një listë me 557 vdekje të konfirmuara ushtarake ruse në pushtimin e Ukrainës, duke përmendur se ministria ruse e mbrojtjes deri më tani ka dhënë vetëm një herë shifra të vdekjeve “498 vdekje” që nga 2 marsi.
Gjithçka ndryshoi papritur në orët e fundit, transmeton rtv21.tv.
Gazeta pro-Kremlinit “Komsomolskaya Pravda (KP)” botoi një artikull duke cituar ministrinë të thoshte se 9 mijë e 861 ushtarakë rusë kishin vdekur, një shifër që tejkalon edhe vlerësimet e inteligjencës amerikane për vdekjet ruse.
Numri i të plagosurve ishte 16 mijë e 153.
Pak minuta më vonë, kjo pjesë e artikullit u zhduk nga faqja, por BBC thotë se kanë arritur ta kapin paragrafët përkatës.
Redaktori i KP, Vladimir Sungorkin, më pas i tha BBC-së se informacioni ishte rezultat i një hakeri dhe tha se gazeta do të postojë një shpjegim më vonë./21Media

Back to top button