ShBA do të dërgojë 1 miliard dollarë armë në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të dërgojë 1 miliard dollarë (764 milion £) për transferimin e drejtpërdrejtë të armëve për forcat ukrainase.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden tha se mbështetja e vazhdueshme ka të bëjë me “të siguruarit që Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin”.

Ai vuri në dukje se ndihma e SHBA-së për sigurinë për Ukrainën gjatë vitit të kaluar – 650 milionë dollarë armë dhe 350 milion dollarë ndihmë shtesë – arrin në “më shumë sesa kishim dhënë ndonjëherë më parë”.

Mbështetja e saposhpallur përfshin dronë, 800 sisteme kundërajrore dhe 9000 sisteme kundër armaturës, si dhe mitralozë, pushkë gjahu, granatahedhës dhe 20 milionë fishekë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Ne do të qëndrojmë në rrugën e duhur dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë fund kësaj lufte tragjike dhe të panevojshme”, tha ai./21Media

Show More
Back to top button