Paraburgim për 15 persona, nëntë të tjerëve u caktohet masa e paraqitjes në stacion policor

15 personave sot u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, për secilin veç e veç, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorpe dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Kontrabandimi i mallrave”.
Ndërsa, 9 personave të tjerë, të dyshuar për veprat penale të cekura më lartë, u është caktuar masa paraqitje në stacionin policor në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.
“Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka informuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.TH, A.B, A.D, A.P, B.K, I.I, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH, A.B, B.XH, B.B, B.K, B.B, K.B, M.U dhe R.A për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorpe dhe analoge”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Kontrabandimi i mallrave”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A .TH, A.B, A.D, A.P, B.K, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, të pandehurve iu është caktuar paraburgimi në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së. Kundër të pandehurve I.I, A.B, B.XH, B.B, B.K, K.B, M.U, B.B, dhe R.A është refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit dhe të njëjtëve ju është caktuar masa paraqitje në stacionin policor në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.”, ka bërë të ditur Gjykata Themelore.
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Ndryshe, dje Gjykata Themelore ka caktuar masën e paraburgimit ndaj ndaj 25 të pandehurve./21Media

Back to top button