SHBA do t’ua refuzojë hyrjen disa afganëve që janë në Kosovë

Administrata e presidentit amerikan, Joe Bidenit po përgatitet të hënën të njoftojë disa afganë që aktualisht po presin në në “Bondsteel”, se do t’u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dy zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë i kanë thënë agjencisë amerikane të lajmeve “Axios” se përcaktime të tilla formale mund të prekin deri në 16 refugjatë në kampin Bondsteel në Kosovë, transmeton rtv21.tv.
Është hera e parë që administrata Biden ka refuzuar afganët që janë strehuar në Kosovë për verifikim shtesë përpara se t’u lejohet hyrja në SHBA.
Departamenti i Shtetit po shqyrton dy opsione për këta 16 afganë. Njëra, nga këto opsione, është të punojë me talebanët për të lehtësuar kthimin e tyre në Afganistan dhe opsioni tjetër është që t’i bindin vendet e tjera që t’i pranojnë ata./21Media

Back to top button