SHBA i premton Ukrainës një tjetër ndihmë ushtarake

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka thënë se ai do të njoftojë një ndihmë ushtarake të mëtejshme prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën në ditët në vijim.
Ai sugjeron se do të mbulojë mbrojtjen ajrore, artilerinë, sistemet kundër baterive dhe armë të tjera, transmeton rtv21.tv.
Është i fundit në një seri njoftimesh për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus. SHBA ka dërguar më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë në Ukrainë deri më tani./21Media

Back to top button