SHBA-ja dërgon përforcime për tërheqjen nga Afganistani

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur burime shtesë ushtarake për të mbrojtur forcat amerikane dhe të koalicionit që tërhiqen nga Afganistani.

Bomba të rënda dhe avionë luftarakë do të vendosen për të mbrojtur trupat dhe kontraktorët civilë.

SHBA dhe NATO kanë qenë prezente në Afganistan për gati 20 vjet, transmeton rtv21.tv.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden e ka caktuar afatin e tërheqjes deri më 11 shtator, në 20 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit që nxiti luftën.

Tërheqja vjen me përshkallëzim të dhunës, me forcat e sigurisë afgane të cilët janë në gatishmëri të lartë për sulme hakmarrëse.

Talibanët kanë paralajmëruar se nuk janë më nën një marrëveshje që të mos shënjestrojnë trupat ndërkombëtarë./21Media

Back to top button