12 vjeçarja qëllon me armë 2 nxënës dhe 1 punonjës

 

Një vajzë mosha e të cilës mendohet të jetë rreth 11 apo 12 vjeç, ka qëlluar me armë dy nxënës dhe një punonjës, në një shkollë në Shtetet e Bashkuara në Idaho.

Emri i saj nuk është bërë i ditur si shkak i moshës së mitur, por e dyshuara është në klasën e gjashtë.

Ajo kishte shkuar me armë në shkollën Rigby Middle, ku më pas qëlloi të tre persona dhe të njëjtit pranuan tretman mjekësor.

Një mësuese, e ç’armatosi atë dhe e mbajti atë deri sa arriti policia, transmeton rtv21.tv.

Motivi i incidentit ende nuk është i ditur, por rasti është duke u hetuar nga FBI.

“Kishte të bërtitura, mësuesja doli të kontrollonte çfarë po ndodh dhe pa gjak”, tha një nxënësi i kësaj shkolle./21Media

Back to top button