SHBA-ja dhe BE-ja kërkojnë bisedime me urgjencë për dinarin

SHBA-ja dhe BE-ja kanë kërkuar që me urgjencë të vazhdohen bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjes së dinarit.

Sipër faktorit ndërkombëtar zgjidhja e vetme është përmes dialogut në Bruksel.

Por, përfaqësuesit e pushtetit thonë se vendimi BQK-së është cështje brendshme dhe nuk duhet të lejohet që të kalojë në bisedime politike. Ndërkohë, opozita akuzon Qeverinë se me pranimin e Asociacionit e ka zyrtarizuar që dinari të jetë valutë zyrtare në komunat me shumicë serbe.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është kanali i duhur për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.  Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta në shprehjen e shqetësimeve për rregulloren e re. Bisedimet në Bruksel për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë, “duhet të vazhdojnë me urgjencë”, tha DASH.

Shumë pyetje politike kanë mbet pa përgjigje, deklaroi ndërmjetësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, pas takimit në Bruksel për dinarin. Ai ka paralajmëruar se së  shpejti dot ketë takime të tjera për këtë temë midis Kosovës dhe Serbisë.  Por, pavarësisht kërkesës së faktorit ndërkombëtar që vendimi për dinarin të diskutohet  në Bruksel, Qeveria e Kosovës refuzon që kjo çështje të trajtohet në kuadër të procesit të dialogut.  Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, thotë se kjo temë assesi nuk duhet të kalojë në dialog politik.

‘’Vendimi i BKQ-së është i bazuar në kushtetutë dhe ligj. Në asnjë formë apo mënyrë kjo nuk duhet të kalojë në diskutime politike në Bruksel. Në Kosovë nuk duhet të ketë të tjera monedha përveç euros”, tha Dugolli për RTV21.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës akuzojnë Qeverinë se dinari është i ndërlidhur me negociatat e fshehta të Qeverisë për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, situata e krijuar rreth dinarit, është një përpjekje që kjo valutë të legalizohet në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

‘’Qeveria e ka negociuar dhe pranuar statutin e asociacionit aty planifikohet dhe lejohet financimi i këtij asociacioni nga buxheti i Serbisë. E tërë loja që u bë me lojën për ngritjen e dianrit si temë në tryezën e dialogut është që të legalizohet dinari në komunat me shumicë serbe. Kjo është shkelje e kushtetutës”, tha Berisha.

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, ka thënë se si organ përgjegjës që ka miratuar rregulloren për dinarin, gjatë takimit në Bruksel para përfaqësuesve të BE-së dhe të Serbisë ka shpjeguar mjaftueshëm që të kuptohet drejtë ky vendim dhe se i njëjti është i pa negociushëm./RTV21/21Media

Back to top button