ShBA-ja rrëzon balonën spiune kineze

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëzuar një balonë të dyshuar spiune kineze që ka fluturuar në të gjithë Amerikën javën e kaluar.

Tre aeroporte u mbyllën dhe hapësira ajrore u mbyll në brigjet e Karolinës së Jugut pasi avionët ushtarakë amerikanë shënjestruan objektin mbi Oqeanin Atlantik.

Pamjet tregojnë se balona bie në det pas një shpërthimi të vogël.

Presidenti i SHBA Joe Biden u përball me presion të madh për ta rrëzuar atë që kur u shfaq për herë të parë në të gjithë SHBA javën e kaluar.

Administrata Federale e Aviacionit dhe Roja Bregdetare punuan për të pastruar hapësirën ajrore dhe ujore. Balona është goditur nga forcat ajrore amerikane./21Media

Back to top button