Departamenti amerikan i shtetit përmes një kumtese ia uroi formimin e Qeverisë së re Maqedonisë

Departamenti amerikan i shtetit përmes një kumtese ia uroi formimin e Qeverisë së re Maqedonisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia urojnë kryeministrit Zoran Zaev dhe shumicës në Kuvend formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë.

Si mik dhe partner i Maqedonisë, SHBA-ja do të bashkëpunojë me Qeverinë e re në punën e saj drejt përmbushjes së aspiratave euroatlantike me implementimin e reformave urgjente, përforcimin e sundimit të së drejtës, pavarësi gjyqësore, lirinë e mediave dhe përgjegjësinë e Qeverisë”, shtuan në kumtesën e publikuar nga Departamenti amerikan i shtetit./21Media