SHBA-ja zhvendos stafin diplomatik në Lviv

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e mbyllin ambasadën në Kiev dhe “përkohësisht po zhvendos” një numër të vogël të personelit diplomatik që ka mbetur për në Lviv, një qytet në perëndim të Ukrainës
Ky vendim është marrë nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, për shkak të tensionimit të situatës.
Këto masa të kujdesshme, sipas tij, në asnjë mënyrë nuk minojnë mbështetjen e SHBA-së dhe përkushtimin për Ukrainën.
“Përkushtimi ynë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është i palëkundur. Ne po ashtu vazhdojmë përpjekjet tona të sinqerta për të arritur zgjidhje diplomatike”, ka thënë.
Ndryshe, Gjermania, Holanda, Australia dhe Kanadaja kanë thënë gjithashtu se do të zhvendosin disa ose të gjitha funksionet e tyre diplomatike në Lviv./21Media

Back to top button