SHBA kërkon anulimin e taksës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

“Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019”

Përfaqësuesi i SHBA-së, Jonathan Cohen, në Këshillin e Sigurimit ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, është e mundshme të arrihet në vitin 2019.

Këtë deklaratë përfaqësuesi i SHBA-së e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.

“Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha ai.

Ai po ashtu ka pohuar se UNMIK-u ka përmbushur mandatin e vet, dhe përmes zyrës së OKB-së mund të bëhen punë të tjera, por jo përmes UNMIK-ut dhe duhet të ketë një rivlerësim për praninë e OKB-së në Kosovë.

Back to top button