SHBA: Dezinformatat antivaksinë po vrasin njerëz!?
Në mesin e dezinformuesve, edhe një anëtar i familjes së respektuar,Kenedy.-Biden:”Dezinformata të tilla po vrasin njerëz”
Shtëpia e Bardhë ka aktualizuar një problem – se duhet kontrolluar se kush janë ata njerëz që e përbëjnë grupin prej 12 vetash, të cilët në rrjete sociale po shpërndajnë dezinformata lidhur me vaksinimin kundër Covid-19.
Edhe zyrtarisht u tha se eshte veçuar grupi prej 12 persona, një grup i quajtur “Dyzina e Dezinformimit”, duke thënë se ata ishin përgjegjës për një keqinformim të madh në lidhje me Covid-19.
“Janë 12 njerëz që po plasojnë rreth 65% të dezinformatave anti-vaksinë në platformat e mediave sociale,” tha të enjten sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë.
Kjo statistikë është nga Qendra jofitimprurëse për Luftimin e Urrejtjes Dixhitale (CCDH), e cila identifikoi dhjeta veta në një raport të botuar në mars të këtij viti, e që i tha se ishin super-përhapës të dezinformimit anti-vaksinë.
Në atë kohë CCDH kishte thirrur në Facebook dhe Twitter për të mbyllur të gjitha faqet e drejtuara nga ata njerëz.
Robert F. Kennedy Jr, një figurë e shquar në lëvizjen anti-vaksinë, është midis njerëzve për të cilët CCDH tha se po plasojnë këso dezinformatash në mediat sociale.
Faqja e Kennedit në Instagram, në pronësi të Facebook u mbyll në fillim të këtij viti pasi ndaur dezinformata rreth Covid-19, tha Facebook.
Sidoqoftë, Kennedy lejohet ende në vetë Facebook (FB) dhe ai ka më shumë se 300 mijë ndjekës në platformë.
Pra, ky është Robert F. Kennedy Jr, nipi i ish Presidentit të SHBA John F. Kennedy dhe një figurë e shquar, i cili po udhëheq një lëvizje anti-vaksinim, qe nga viti i kaluar.
Një zëdhënës i Facebook tha për CNN të enjten, “Ne nuk i çaktivizojmë automatikisht llogaritë nëpër aplikacionet tona, sepse llogaritë mund të postojnë për gjëra të ndryshme në shërbimet tona të ndryshme.”
CCDH tha të premten se 35 llogari të mediave sociale të lidhura me njerëzit që identifikoi tani janë mbyllur, duke i humbur ata 5.8 milionë ndjekës, por 62 llogari me një total prej 8.4 milionë ndjekës janë aktive,thuhet ndër të tjera në një raport më të gjatë të CNN.
Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar se përhapja e dezinformatave Covid-19 në mediat sociale po “vret njerëzit”.
Ai po i përgjigjej një pyetje nga një reporter në lidhje me rolin e pretenduar të “platformave si Facebook” në përhapjen e gënjeshtrave në lidhje me vaksinat dhe pandeminë.
“Ata po vrasin njerëz,” u tha Biden gazetarëve të premten në Shtëpinë e Bardhë.
“E vetmja pandemi që kemi është midis të pavaksinuarve.”
Zyrtarët shëndetësorë amerikanë kanë paralajmëruar se rritja aktuale e vendit në vdekjet dhe infeksionet e Covid-19 po godet ekskluzivisht komunitetet e pavaksinuara,thuhet në një raport të BBC, mbi këtë temë shqetësuese nga SHBA-të./E.D.-21Media